Skip to content

Fondet & Faturat

Faturat

Te Faturat sheh çdo faturë të llogarisë tënde dhe mund të shkarkosh PDF-në e secilës. Fatura lind bashkë me porosinë — pra e ke që në çastin e blerjes, edhe kur pagesa nuk ka mbaruar ende.

Statuset

StatusiÇfarë do të thotë
E papaguarPret pagesën. Paguhet nga faqja e faturës ose nga linku i pagesës.
E paguarArkëtuar dhe e mbyllur. Shërbimi vazhdon normalisht.
E vonuarE papaguar dhe ka kaluar afati.
E anuluarMbyllur pa pagesë — p.sh. kur porosia përkatëse refuzohet. Nuk paguhet më.
E rimbursuarParatë janë kthyer.

Mënyrat e pagesës

Te faqja e një fature të papaguar i ke të gjitha bashkë; zgjedh atë që të leverdis:

  • Kartë (Visa/Mastercard) — mbyllet në çast.
  • Fondet e llogarisë — pa komision. Kur fondet nuk e mbulojnë të gjithë faturën, mund të përdorësh aq sa ke dhe mbetjen ta paguash me kartë.
  • Transfertë bankare — me referencë dhe me ngarkim të dëshmisë së pagesës; verifikohet manualisht.

Fondet

Fondet janë balanca e llogarisë tënde. I mbush një herë dhe pastaj mbulon me to fatura dhe rinovime pa e nxjerrë kartën çdo herë. Historiku i lëvizjeve duket te Fondet, dhe te çdo faturë e paguar nga fondet mbetet gjurma se me çfarë u mbyll.